Gazetarja Esmeralda Keta ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, në Top News, ku ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku ndërroi jetë Martin Cani.
Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur para rrethimit të shkollës dhe të gjithë njerëzit që kalonin aty i kanë parë të miturit teksa konfliktoheshin.
“Të shtunën isha tek shkolla ‘Fan Noli’ për protestë, u bëra kurioze dhe pyeta një prind që ndodhej aty se ku kishte ndodhur ngjarja. Ai më tha fiks para hyrjes së shkollës, aty ka ndodhur i gjithë sherri dhe aty i mori plagët Martini dhe Luisi. Jo brenda rrethimit të shkollës, por përballë. Prindi më tha që aty i kanë parë të gjithë teksa ata fëmijë ziheshin. Njerëzit nuk kalonin nga trotuari ku ziheshin fëmijët, por kalonin nga rruga tjetër dhe i kanë lënë ata të ziheshin. Si ka mundësi që zihen 3-4 14-vjeçarë dhe nuk ndërhyn askush. Si ka mundësi që shkollat janë të pajisua me kamera dhe askush nuk e ka parë se çfarë ka ndodhur.
Sot jemi në ditën e 8 pas ngjarjes dhe jemi ende duke diskutuar për dinamikën e ngjarjes. Do duhej që sot të gjitha institucionet duhet të kishin dalë dhe të kishin dhënë një informacion të detajuar mbi ngjarjen, duke i shuar të gjithë pikëpyetjet që ne kemi.”– tha ajo.