Teksa po votohej për amnistinë, të vetmit deputetë në sallë, ishin ata të partisë “Mundësia” që hidhnin pa mikrofon akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Pas mbylljes së seancës Rama ka shpërndarë edhe një video ku Erald Kapri dhe Agron Shehaj, shihen se diskutojnë me kryeministrin.
“Kushedi si rrotullohet në varr!
I ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës…
Natën, shijojeni me kë ju do qejfi dhe mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Rama e ka shoqëruar videon edhe me një këngë të realizuar me Inteligjencë artifciale: Dy ballista në një portë dale-dale, njëri korb e tjetri sorrë dale-dale.
