
Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat mund të sjellin reshje lokale në zonat malore.
Ditën e sotme në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash, të cilat mund të sjellin reshje lokale në zonat malore.
Meteoalb ka bërë të ditur se sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore nga 19º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 37ºC.
Ndërkohë era do të fryje në drejtim Perëndimor- Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira që do të sjellin mot të mirë por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 29ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 30ºC.