Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ëshë shkaktuar një defekt në tubin DN 900 gize, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona:

  • Zona e Qendrës;
  • Zona e Laprakës;
  • Zona e 21 Dhjetorit;
  • Zona e Ish-Parkut;
  • Zona e Tiranës së Re;
  • Zona e Bllokut;
  • Zona e Yzberisht.

Grupet e punës po punojnë me për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal. Për çdo informacion, mund të kontaktoni UKT-në pa pagesë në numrin 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime.