Sali Berisha ditën e sotme i është përgjigjur deklaratës së kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës Florjan Binaj që tha se nuk pranon të dalë në fushatë me asnjë nga opozitarët.
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se e përshëndet plotësisht këtë qëndrim të Binajt, duke theksuar se ai përfaqëson një model të ri komunikimi me qytetarët dhe një dallim të qartë nga politikanët tradicionalë.
Binaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story ku dhe u përgjigj lidhur me kandidimin e tij si i pavarur për Tiranën. Pas deklarimit si kandidat ai u mbështet edhe nga opozitarët të cilët ishin në procesin e zgjedhjes së nje kandidati.
“E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një linjë, një grup, rrymë, të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga parti politike, dhe kandidatë jopartiak të propozuar nga parti politike. Kandidati i pavarur të cilët zgjedhin, i cili ka ndodhur në mënyrë të pavarur, por partitë politike e gjejnë të arsyeshme”, tha Berisha.