Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot, teksa tha se Erion Veliaj është nxjerrë nga qelia e burgut.
Në një konferencë për media, Berisha tha se është thjesht një thashethem por thuhet se Veliaj është nxjerrë nga qelia rreth orës 11 ose 12 të mbrëmjes, 3 ditë më parë, për t’u dërguar në një vend që ende nuk dihet.
“E nxorën nga burgu para 3 ditësh, në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë vetëm muret e burgut e dinë, Gossip i kësaj ndërtese këtë thotë, Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj. Ta nxjerrës tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën. Ku shkoi? Mori apo jo autorizim?”, tha Berisha.