Edi Rama: Thonë Rama bën fushatë njëherë timoni, njëherë tepsia, njëherë tepsia, hajde t’i marrim me radhë dhe t’i shohim si ka rezultuar. Kur unë ju thosha më jepni timonin, se ndryshe nuk bëhet reforma në drejtësi! Kush e bëri? Nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosmëri, nuk do të bëhej.

Këta nuk dinë se çfarë është tallavaja njëherë. Këta janë përbuzës të kulturës shqiptare. Dhe nëse ne bëjmë një takim të madh me njerëzit tanë, kush na ndalon në që aty të përdorim këngë që janë nga thesari i kulturës sonë. Që kur unë merrem me fushatë, merreni analizojeni se si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kush i solli për herë të parë karriget në takim, që të ulen qytetarët. Do ta shikoni edhe kur të tjerët të merren me këngë dhe me valle.