Tedi Blushi ka publikuar ditën e sotme foton e një efektivi të policisë, për të cilin pretendon se ishte një nga personat që arrestoi ish-presidentin Ilir Meta.

Blushi ka publikuar foto ne Vilson Bashës, i cili pritet të emërohet si drejtor i policisë së Tiranës.

Sipas Blushit, ky emërim i ri është shpërblim për të nga kryeministri Edi Rama, për arrestimi ne Metës. Blushi shkon e më tej, duke e cilësuar terrorist efektivin, ndërsa kërcënon se ai nuk do mbetet pa u ndëshkuar.

“Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës. Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!

Madje e ka renditur të parin në listë! Vilson Bala do të kallzohet penalisht. Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!”, shkruan Blushi.