Një ligj të sponsorizuar nga George Soros, e cilësoi Sali Berisha ligjin më të fundit të miratuar nga Kuvendi për barazinë gjinorë.
Përpara mbështetësve të tij, Berisha tha se ky ligj synon të shkatërrojë familjen dhe për këtë arsye opozita nuk do ta pranojë kurrë atë.
“Parlamenti votoi me shpejtësi ligjin George Soros. Ligjin e shkatërrimit të familjes. Ligjin me të cilin ekstremistë të majtë në SHBA nën ndikimin e Soros ndërmorën fushatën më të paimagjinueshme të ndryshimit të gjinisë. Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligji me të cilin formuluan 35 akuza ndaj presidentit Trump.
Atë ligj shqiptarët nuk do ta pranojnë, ai është shpërbërja e familjes. Po u shpërbë familja, Shqipëria zhbëhet. Atë ligj nuk do ta pranojmë kurrë. Familja do të mbetet institucioni më i shenjtë i kombit shqiptar dhe Shqipërisë. Këtë familje Rama kërkon ta shkatërrojë. Ajo do mbrohet me çdo çmim”, tha Berisha.
