Lideri i opozitës Sali Berisha ka përmbyllur sot turin e tij elektoral në Tropojë.

Gjatë fjalës, Berisha tha se madhështia e Shqipërisë dhe Tropojës ka rënë, por shtoi se nuk do të zgjidhte kurrë një vend tjetër si vendlindje përveç Tropojës.

“Jeni krenaria e qarkut të Kukësit. Unë vij sot në Tropojën madhështore, nga natyra, nga historia, nga shpirti dhe zemra e banorëve të tij. Po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës. Vij në Tropojë në një kohë kur madhështia e Shqipërisë ka rënë si rrallë ndonjëherë më parë në 12 vite, në këtë tokë të bekuar me pasuri nga më të mëdha e braktisur çdo muaj.

Vij sot në Tropojë kur pasuritë e saj nuk janë pasuri të qytetarëve, ku taksat e tyre nuk shkojnë për rroga dhe pensionet. Tropoja është vendi i njerëzve krenar dhe atdhetar. Në Tiranë qeveris një person që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë në Serbi.”– tha Barisha.