Dëshmia e 28-vjeçarit Andi Vokri, i cili goditi për vdekje 57-vjeçarin Petrit Ndou pas një konflikti mes tyre, është zbardhur nga autoritetet. Ngjarja tragjike ndodhi pas mesnate në aksin rrugor Thumanë-Krujë, dhe gjithçka ka nisur për shkak të një gërvishtjeje që ka ndodhur mes automjetit të autorit dhe viktimës.
Në dëshminë e tij, autori ka treguar se pas një sherri verbal me fyerje dhe sharje, ka marrë një çekiç që ndodhej në makinën e tij dhe ka goditur disa herë në kokë dhe trup viktimën, duke e lënë atë të vdekur. Ai ka sqaruar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste, por situata ka eskaluar dhe ka dalë nga kontrolli.
“Nuk doja ta vrisja, ishte një konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli”, ka deklaruar Vokri gjatë marrjes në pyetje në komisariat.
Autori është arrestuar nga policia pas ngjarjes dhe është mbajtur në arrest për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.
