Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi në “Shqipëria Live” ditën e tragjedisë së 21 janarit, ndërsa 14 vite më parë ishte pjesë e protestës.
Ai ka treguar se ka komunikuar me një burrë që u plagos atë ditë, i cili ka qenë pranë Hekuran Dedës, një prej viktimave të plumbave që gardistët qëlluan drejt protestuesve. Braçe tha se ka kaluar shumë ditë të vështira, por 21 janari i vitit 2022, është më i vështiri për të.
“Mbaj mend pushkatimin e njerëzve, i vetmi imazh dhe gjithë reagimi, nuk e di se si kam mbërritur në QSUT në kushtet e një represioni që filloi dhe vazhdoi gjithë mbrëmjen me një gjuetie kundër dëshmitarëve të asaj ngjarjeje, më është dashur të komunikoj me shumë njerëz për shkak të plagosjes së një burri, ishte nga Berati, ai ishte nën përgjegjësinë time, ishte tek pema ku u vra Hekuran Deda, zoti e ruajti që plumbi të mos ishte në zemër por në krah, ndodhi edhe pushkatimi edhe gjuetia e dëshmitarëve, unë kam disa ditë të vështira, por kjo është më e vështira, sepse kisha përgjegjësi për njerëzit, zjarr luftarak thotë ai tipi në regjistrim”– tha Braçe.