Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Gjon Shkambit të arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit nga nipi i tij.
Gjon Shkambi ka kërkuar lirimin e tij duke pretenduar se nuk ka patur dijeni mbi veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambit. Ai ka bërë kërkesën duke u shprehur se nuk është autori i vrasjes.
Elvis Shkambi ekzekutoi gjyqtarin me armë në sallën e gjyqit sapo ky i fundit lexoi vendimin e çështjes së familjes Shkambi.
Autori i ngjarjes, Elvis Shkambi ndodhet në paraburgim duke kryer dënimin dhe nuk ka apeluar për ndryshim mase sigurie.
Ditën e djeshme, Shkambi ndau një letër nga qelia ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar.
