Nora Malaj, ish-zëvendës ministria e arsimit, në kuadër të tetori rozë, u shpreh se për të mbajtja e fjongos rozë si një simbolikë e këtij muaji sensibilizimi kundër kancerit, nuk ka asnjë vlerë.

E ftuar në “Top Story”, ajo e quajti këtë simbol një lloj sensibilizimi sipërfaqësor, një lloj panairi kotësie dhe ajo çfarë duhej bërë sipas saj, është sensibilizimi gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në një muaj.

“Sëmundja troket dhe nuk të merr leje. Hyn me vrap por ikën më ngadalë. Unë nuk e duam më fjongon rozë, dua ngjyrën rozë. Fjongo thjeshtë për të thënë se po solidarizohemi në mënyrë sipërfaqësore. Më duket si panairi i kotësive, një lloj hipokrizie. Ta vënë fjongon, por ta vënë 365 ditë, jo vetëm në tetor”, u shpreh Malaj.