Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, lidhur me protestën që po vijon prej më shumë se 28 ditësh në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Në deklaratën e tij, Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke theksuar se mandati i tij është rezultat i një marrëveshjeje me qytetarët dhe se ai do të vijojë detyrën deri në përfundimin e saj.

“Jo (nuk e jap dorëheqjen). Unë jam i lidhur me një kontratë me tjetër kënd, që quhet populli sovran i Shqipërisë, me të cilin kam firmosur deri në 2029. Dua t’i siguroj të gjithë ata që janë sinqërisht, dhe nuk kanë parti apo para nga pas, për të yshtur këtë protestë, se unë nuk i ngatërroj shqetësimet, hallet dhe zemërimet e tyre me këto…”