GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Marklen Hakën, i arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit Revanshi.
Para trupit gjykues, Haka ka deklaruar se nuk ka përdorur aplikacionin SKYECC, ndërsa nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se gjatë zhvillimit të seancës ai ka pretenduar se ditën kur ka ndodhur atentati ndaj Durim Bamit në 2020 ka qene në një vend tjetër, nuk kam marrë pjesë në atentat .
“Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet se ka thënë Markel Haka.
