Nga takimi me operatorët turistik në Vlorë, kryeministri Edi Rama tha se “nuk e kemi shitur dhe nuk e shesim ishullin e Sazanit”. Kreu i qeverisë tha se projekti ka ndryshuar, ku do të ketë më pak ndërtime dhe s’do jetë resort i mbyllur.
Rama tha se projekti do të jetë ndër më të bukurat në Mesdhe, ndërsa do rritet edhe vlera e gjithë zonës.
Edi Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk e shesim ishullin sepse Sazani është pronë e Republikës së Shqip dhe do mbetet. Nuk e kemi përfunduar negociatën për Sazanin.
Sepse Republika e Shqipërisë do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do investojë dhe administrojë ishullin. Shqiptarët janë të përfaqësuar në këtë iniciativë. Nuk do jetë një resort i mbyllur. Nuk do bëhet rezervatë, projekti i Sazanit ka ndryshuar si proces, si projekt ndërtimi. Do ketë shumë pak ndërtime. Do ketë profil kulturor, artistike.
Nga projektet më të bukura në Mesdhe. Bashkë me pjesën përballë Sazanin, me arkitektët më të mëdhenj të botës, do jetë një zhvillim që do i rrisi vlerën gjithë zonës. Ata që shikojnë ngushtë dhe flasin po e marrin të huajt nuk kanë si ta kuptojnë çfarë impakti kanë zhvillime të tilla për gjithë pronën rrethrrotull.
Do rritet vlera dhe çmimi i gjithë investimeve që do bëhen. Pa diskutim që kjo do jetë sjellë të mira për Vlorën. E rëndësishme që operatorët turistikë të jenë strateg për fatin e investimeve të tyre. Në 5 deri 10 vjtetë e ardhshëm. Investmi nuk duhet parë në vetvete, duhet bërë një strategji për të krijuar reputacion.