Një javë më parë Fiks Fare solli fakte të mos ekzistencës së shtetit ligjor në Mamurras, ku të fortët sundonin  mbi ligjin . Erald Ndoji, babai i tre fëmijëve i cili ishte  kërcënuar nga  vëllezërit Gega për shkak të konkurencës, mori guximin të denonconte në Fiks Fare  prokuorinë Laç  dhe dhe Policinë e shtetit të cilët për rreth katër muaj  vetëm e kishin zvarritur çështjen duke i hetuar në gjendje të lirë vëllezërit.


 


Denoncimit të Eraldit ju bashkua edhe  ai i Marjan Pepës. Marjan Pepa, jeton në të njëjtën rrugë me vëllezërit Gega, në lagjen Dritas, Mamurras. Ai është penguar prej tyrë në ndërtimin e shtepisë së tij. Vëllezërit Gega kanë zaptuar rrugën publike duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve. Pavarësisht denoncimeve prej dy vitesh Marjani nuk kish gjendur zgjidhje, deri sa konflikti mes tyre degjeroi në dhunë.  Gjergj Gega u la në arrest shtëpie por asnjëherë nuk e zbatoi, pasi dilte i lirë nëpër Mamurras.



Të gjitha këto fakte të sjella në Fiks fare vunë në lëvizje organin e akuzës të cilët në vijim të  hetimit dhe pas transmetimit  në emision të  denoncimeve,  shpallën në kërkim dhe arrestuan me datë 18 Shtator  dy vëllezërit Ardian dhe Gjergj Gega për veprën penale “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.  Për të njëjtën vepër është arrestuar edhe një përson me inicialet N.G. Për të tre këta shtetas prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg. Por gjykata la në arrest me burg vetëm Gjergj Gegën, dhe me arrest shtëpie  Ardian Gegën  dhe shtetasin me inicialet  N.G. Vendimi i gjykatës është apeluar nga Prokuroria e Laçit dhe hetimet për këto ngjarje të rënda  vazhdojnë.