Kryeministri Edi Rama ka folur sërish ditën e sotme mbi premtimin për rritjen e pagave.
Teksa përmendi se nga 1 janari i vitit 2026, paga minimale do të jetë 500 mijë lekë, Rama theksoi se synimi i tij është që në fund të mandatit kjo rrogë të jetë 700 mijë lekë. Sa i përket fshehjes së të ardhurave nga disa biznese dhe punësimi i punëtorëve pa sigurim shëndetësor, Rama dha si zgjidhje denoncimin e rastit, pasi sipas tij, shteti nuk ndjek do çdo rast.
“Paga minimale do të jetë 500 mijë lekë. Në mënyrë që punëdhënësi të marrë kohë për ta sistemuar këtë rritje, 9 muajt e parë, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të gjithë atyre që e kanë pagën nën 500 euro do e paguajë qeveria. Sigurimet do ti mbulojë qeveria për 9 muajt e parë dhe paga minimale do të vazhdojë të rritet dhe nuk e mbarojmë këtë mandat pa e çuar pagën minimale 700 euro.
Sa i përket punës pa sigurime, këtu ka vetëm një zgjidhje, ose denoncoje, ose përtype se nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga mbrapa punonjësit se kush bën të tilla hile. Te tatimet, te ministri i financave, te deputeti i zonës. Kemi vendosur me ligj që punonjësi nuk të heq dot nga puna. Do vazhdojnë të rriten edhe pagat e tjera për të gjithë punonjësit e shtetit. Do ndodhe përsëri rritja e pagës minimale”-u shpreh Rama.



