Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi miratimin e një rezolute që të njohë dhe të dënojë gjenocidin serb në Kosovë, duke i bërë thirrje parlamentit të marrë një qëndrim të qartë ndaj krimeve të përsëritura me motive etnike.
“Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh ndërgjegjen e kombit tënd, do të thotë të jesh pa ndërgjegje. Është jashtë çdo lloj koncepti,” tha Berisha, duke u shprehur me tone të ashpra kundër atyre që, sipas tij, minimizojnë krimet.
Ai akuzoi udhëheqjen e kundërshtarit politik për lidhje me politikanë serbë, duke thënë se “kryetari juaj është argat i Vuçiç, është shërbëtor i Vuçiç”, dhe shtoi se mohim i gjenocidit e bën palën një “bashkëautor në krimin monstruoz”.
Berisha theksoi se vrasjet për shkaqe etnike përbëjnë gjenocid dhe përmendi si precedent shqetësues rastet e dokumentuara në Kukës, ndërsa iu përgjigj kritikave të mëparshme kundër tij.