Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të emërohet këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama.

Burime nga Partia Socialiste për Top Channel bëjnë me dije se Gjonaj do të shërbejë edhe si urë lidhëse për nismat ligjore mes qeverisë dhe Kuvendit. Kujtojmë se Gjonaj nuk arriti të merrte mandatin e deputetit nga lista e hapur në Tiranën në zgjedhjet parlamentare.

Etilda Gjonaj ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë në periudhën 2017–2021, gjatë mandatit të dytë të qeverisë Rama, duke qenë një nga figurat që mbështeti dhe ndoqi nga afër zbatimin e reformës në drejtësi.