Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur sërish për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Gjatë fjalës së tij, ndërhyri deputeti Flamur Noka, një ndërhyrje që shkaktoi acarimin e deputetit socialist.
Balla, i irrituar, deklaroi se nuk do të vazhdonte fjalën derisa Noka të largohej nga salla. Kjo shkaktoi një tension të mëtejshëm në seancë.
“Ky moment i rendit të ditës, është më i rregulluari. Ka ardhur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Deri tani jemi në shkelje të Rregullores sepse ende nuk kemi dëgjuar pse duhet të heqim këtë çështje nga rendi. Njëri i bie patkoit tjetri gozhdës, dhe askush nuk thotë pse duhet të ikin nga rendi. Dëgjova batuta dhe tallje, flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari”, tha ai.


