Aksioni për të liruar hapësirat publike vijon nga autoritetet përkatëse.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet e aksionit të heqjes së objekteve dhe tendave të vendosura nga një lokal, që kishte zaptuar hapësirën publike.

“Lirimi i hapësirave publike vijon”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

Aksioni ka nisur që në muajin korrik dhe është i shtrirë në të gjithë vendin.