Kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë të ditur se ende nuk ka një vendim nga ana e kësaj partie nëse do të dalin një një listë të përbashkët me PD-në, apo një koalicion në vete më 25 prill. Megjithatë shpresa e opozitës duket se te akti i pritshëm i presidentit Meta, me kthimin mbrapsht për rishqyrtim të Kodit Zgjedhor.


Këtë e bëri të ditur edhe Kryemadhi në konferencën për shtyp, ku vendosi mjaft shpresa tek një proces ku mund të ndërhyjnë ndërkombëtarët.



“Ne jemi në pritje se çdo të ndodhë me kodin zgjedhor, të paktën në ato konferenca shtypi që ne kemi dëgjuar nga Presidenti i Republikës na i ka bërë të qartë sepse i ka dhënë fjalën qoftë Komisionerit për zgjerim apo qoftë edhe partnerëve ndërkombëtare për të krijuar dhe një shans dhe një mundësi tjetër mazhorancës për të mos dalë mbi dakordësimi e 5 qershorit në mënyrë të tillë që të ruhet një lloj serioziteti dhe të krijojmë hapësirën e eliminimin e pikës së parë që është një nga kushtet kryesore po themi të kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave që është miratimi i kodit zgjedhor i 5 rekomandimeve të OSBE-ODIHR me konsensusin e  të gjithave forcave politike”, tha Kryemadhi.



Por ajo  megjithatë ka bërë të ditur se ka skenare alternative të menduara nga partia e saj.



“Kemi kohë për të folur për sa i përket përgatitjeve për listat. Partia Demokratike është në përfundimin e kandidatëve për 12 qarqe, ndërkohë ne si Lëvizje Socialiste Për Integrim deri në fund të nëntorit jemi në proces zgjedhor që jemi të gjithë drejt hapjes së partisë. Nga 5 dhjetori do te kemi një zhvillim në lidhje me këtë çështje”, tha Kryemadhi.



E cila më pas bëri një llogaritje matematikore paksa të komplikuar për ndarjen e mandateve, por që nuk harroi të shtonte se nuk e heq logon e LSI ka fleta e votimit, pasi ajo është parti e majtë.


“Me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Me kodin e vjetër një deputeti i duhen 13-15 mijë vota, me kodin e ri i duhen 10 mijë e një vota për deputetë. Është shumë e kollajtë, por një ditë tjetër t’ua shpjegoj edhe matematikisht formulën se si zbërthehen sepse në koalicione do t’i pjesëtosh me 3, ndërsa pa koalicione do t’i pjesëtosh me 2, pra 10 pjesëtim për 3 bëjnë 3, 10 pjesëtim për 2 bëjnë 5, automatikisht ja ku i ke kaq vetëm në pjesëtim, por pastaj është e rëndësishme sesa do të shkojnë vota në kutinë e votimit nga secili nga ne”, theksoi Kryemadhi./GazetaShqip