Me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, shqiptarët vijojnë protestën përpara Kryeministrisë.

Me mijëra qytetarë janë bërë bashkë, kundër korrupsionit, qeverisë Rama e keqqeverisjes.

“Në rrugë ka vërshuar një lumë njerëzish. Ka kaluar përtej kufijve. Shqipëria e shqiptarëve. Shqipëria e Re, sot paska një fytyrë të mrekullueshme. Kjo është fytyra ku unë dua të rris fëmijët e mi.

Flitet që ka ra një pandemi e madhe, që preku shqiptarët, kaloi përtej kufijve, Dhe kjo është pandemia që ka vetëm një jehon Rama ik Berisha ik…Shqiptarë, mos e ulni kokën, mos u përçani, mos u dorëzoni, por qëndroni bashkë”, u shpreh një tjetër protestuese.