Deputeti socialist, Erion Braçe, ka sulmuar ashpër ministren e Bujqësisë Frida Krifca, gjatë interpelancës në sallën e Kuvendit.
Braçe foli në lidhje me ndarjen e kontratave për fermerët në zonën e Divjakës, për të cilat e akuzoi ministren për mos akordim të veprave me fjalët. Sipas tij, faturat për kontratat e qerasë së tokës nuk janë në të njëjtën vlera që vetë ministrja ka thënë.
“Unë di nga ta kap, do ta kap nga kontrata, në dallim nga ju do t’i referohem letrave. I kam dërguar një shkresë Ministrisë së Bujqësisë dhe kam këtu një përgjigje të kontratave. Ka diferencë mes atyre që thoni ju dhe letrave që dërgoni ju.
Tani do filloj të bëjë populistin prapë, e patë që u mundova po nuk më lanë.
Një ministër nuk mund të dijë gjithçka por një ministri duhet të dijë çdo gjë, territorin zhvillimet në të së pari dhe çdo detajë të kontratës së dyti.
Një ministri që nuk kontrollon territorin dhe kontratën për të ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa asnjë qëllim, pa asnjë ambicie, ose është e mbushur me dembelë
Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, me të thënë të drejtën nuk i duroj dot fare”, tha Braçe.