
Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen që ndodhi sot në Poliklinikë e Fierit, ku një e re dhunoi një mjeke dhe një infermiere.
Mjekja Erjola Minjo dhe infermierja Erinda Shuli kanë qenë gjatë orarit të vizitave, kur në mjediset e poliklinikës, ka hyrë 28-vjeçarja Viola Selimaj e cila ka kërkuar të kryej vizitën pa plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, për nënën e saj.
Mjekja dhe infermierja kanë kërkuar që 28-vjeçarja të bënte më parë të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të kryer ekzaminimin e së ëmës, e më pas të kthehej.
Kjo nuk i ka pëlqyer 28-vjeçares, e cila ka nisur fillimisht të bërtasë e të kërkojë me ngulm kryerjen e vizitës për të ëmën. Ajo nisi t’i godiste me shkelma e grushte e më pas është larguar nga mjediset e poliklinikës. Policia po punon për kapjen e saj.