Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, mëngjesin e djeshëm.

Mësohet se gruaja, që më herët u cilësua si bashkëjetuesja dhe partnerja e tij, ka hedhur poshtë pretendimet për një romancë mes tyre. Ajo ka thënë se nuk janë çift, por thjesht banonin në të njëjtën godinë sepse ajo ishte qiramarrëse. Madje, ajo e ka akuzuar Hoxhajn për dhunë, për shkak të problemeve ekonomike që kishin mes tyre.

“Nuk ishim çift, thjeshtë jetonim në të njëjtën ndërtesë dhe unë i paguaja qira. Jam nënë e një vajzë 18-vjeçare. Jam dhunuar disa herë nga Renato sepse kishim konflikte kryesisht ekonomike. Renato ka dalë më parë nga banesa, unë dilja më vonë.”– ka thënë ajo.