Ilirjan Selmani është arrestuar nga policia, i akuzuar për vrasjen makabre të 52-vjeçares Kozeta Toçe në Pogradec.

Megjithatë, nëna e tij, Sanie Selmani mohon që djali i saj të ketë lidhje me krimin. sipas saj, ata kishin një lidhje intime, edhe pse familja nuk ishte dakord. Ajo shton se 31-vjeçari ishte në Korçë dhe pasi ishte kthyer kishte shkuar tek shtëpia e Toçes ku kishte hedhur mbeturinat në kosh.

“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat siç bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurë nga zemra. Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media.”- tha ajo.