Një shpërthim me tritol ka ndodhur në hyrjen e një pallati në lagjen Perash, në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar tragjedinë e humbjes së jetës së një personi ende të paidentifikuar.

Fillimisht, është menduar se shpërthimi ka ardhur nga një boksi elektrik, por pas verifikimeve, autoritetet kanë konfirmuar se shkaku ka qenë përdorimi i lëndëve plasëse.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa punonjësit e OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) kanë pohuar se shpërthimi nuk ka pasur lidhje me boksin elektrik.