Gazetari invetigativ Artan Hoxha thotë se e di kush është personi që po shkonte të vriste Dumani.
Sipas tij, nuk ishte Talo Çela, por një person që jetonte në Elbasan.
“Nuk dua t’ja them emrin. Po shkonte për të vrarë një njeri që ka biznes,” tregon gazetari.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme u arrestuan dy mjekë dhe një infermier të cilët ndihmuan Nuredin Dumanin pas u plagos në një shkëmbim zjarri në Elbasan
Mësohet se mjekët e arrestuar janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi. Të dy mjekët kanë deklaruar para policisë se e kanë ndihmuar Dumanin por pa e ditur se kush ishte. Dumani u plagos në shpinë nga ish-miku i tij Talo Çela me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.
Arrestimi i Dumanit u bë i mundur pas një telefonate të mbërritur në Policinë e Shtetit. Ai u gjet në një apartament në Fier.