Për vrasjen e Elvis Dedës dhe një vit më vonë e Fatmira Dedës, dëshmon tek gjyqi i Plumbit të Artë, e bija e Fatmirës Dedës.
Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, vajza ka dëshmuar se nuk i di rrethanat e vrasjes së vëllait dhe nënës së saj.
M. Habili: Unë kam lindur dhe jam rritur në Kavajë, më pas im vëlla se di për çfarë arsye dhe rrethanash u zhvendos në Durrës.
-Çfarë biznesi kishte vëllai juaj?
M. Habili: Unë se di me çfarë biznesi është marrë vëllai im, nuk e di çfarë ka bërë ai më tepër, ai është larguar jashtë, e kam takuar në 1997, ka qenë në emigracion. Fillimisht di që ka ikur në Itali më pas në Holandë dhe në Belgjikë. Në 2008 kam kuptuar që ai ka ardhur në Shqipëri. Kam qenë në punë, më kanë marrë një telefon dhe më thonë shiko se “Lozhja”. Pas ngjarjes unë kam ikur në Gjermani, sepse nuk e pranoja dot ngjarjen.
Unë kur isha në Gjermani, kur kam folur më mamin dhe i kam thënë që jam me ty, por nuk ndihem mirë për ta ndihmuar. Sepse unë nuk njihja as njerëzit. Përsëri e kam marrë vesh nga televizori se mami ishte vrarë në 2013. Në 97 kam shkëputur të gjitha marrëdhëniet më vëllain. Familjarët e mi nuk e meritonin këtë fund.
Vëllai ka qenë shumë i lidhur me mamin. Pas vrasjes së vëllait nuk kam pasur shumë komunikim me mamin, pasi i dhashë kohë vetes time për të kuptuar çfarë kishte ndodhur. Mamin tim e ekzekutuan për ca para. Mami im është vrarë për 20 mijë euro e kam dëgjuar në media. Besnik Dedja është daja i “Lozhes”, i vëllait tim, pasi ai me ato ka pasur më shumë marrëdhënie, pasi më mua s’kishte asnjë marëdhënie.
Në 2014 kam takuar zotin Festim Qoli, për pasurinë e vëllait tim. Ai më ka kërkuar shitjen e disa aksioneve të një objekti, të një biznesi. Nga shitja vlera ka qenë 45 mijë euro. Unë thjesht kam firmosur. Nuk kam folur shumë gjëra me Festim Qolin, ai më ka bërë ndarjen e pasurisë me mamin. Unë se kisha idenë e asaj gjësë. Besnik Dede më ka ardhur në shtëpi më kanë kërkuar firmën që ata të ndjekin të gjitha pronat, që i kishte mami im dhe vëllai im.
Besnik Dedja (daja) nuk më ka treguar se Festim Qoli ishte i dyshuar për vrasjen e vëllait tim. Nga mami im kam trashëguar vetëm një apartament, të cilin e kam shitur dhe kam blerë një tjetër banesë. Nuk kam qenë kurrë tek apartamenti ku ka jetuar mami. Unë ja lash në dorë drejtësisë, nuk jam interesuar për vrasjen e vëllait dhe mamit. Nuk kam jetuar me mamin dhe as me anëtarë të familjes së mamit. Unë s’kam jetuar me mamin as me vëllanë. Ata ikën nga Kavaja shkuan në Durrës.
