Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pensionistë në qytetin e Durrësit.

Megjithatë, ky takim nuk ka shpëtuar pa incidente, teksa kryeminsitri ka pasur një debat me një pensionist që ishte pjesëmarrës në këtë takim. Gjithçka ka nisur pasi i moshuari i ndërpreu fjalën një tjetër pensionisti dhe i kërkoi që të fliste ai, por kreu i qeverisë i tha se duhet të flasin më radhë.

“Do të flasësh, por me radhë. Nuk jam i detyruar të të respektoj në momentin që ti nuk respekton të tjerët, ia ndërpreve fjalën katër herë parafolësit. Çfarë është kjo sepse nuk e kuptoj. Me zor me mua nuk fiton dot askush. Aq më keq që qenkemi fis bashkë. Takohemi mbrapa, mos më ndërprit më mbledhjen, jemi në takim”, tha Rama.