Erion Braçe komentoi sot në “Shqipëria Live” emërimet e reja në kabinetin qeverisës nga kryeministri Edi Rama.

Braçe tha se nuk kishte pritshmëri dhe nuk është i zhgënjyer, ama nuk i kurseu kritikat. Veçanërisht për ministrinë e Bujqësisë, ai tha se ka 35 vite që përdoret si qokë dhe se bujqësia për pasojë është në krizë.

“Unë nuk kisha pritshmëri dhe nuk jam i zhgënjyer. Unë nuk marr detyra me qokë. Vota nuk ishte kriter në ndërtimin e një qeveria, por është emërimi i personave që mund ta bëjnë mirë punën. Nuk kam dëshirë të flas me emra, sepse tani ata kanë marrë detyrën. Bujqësia ka 35 vite që është qokë. Qoftë ata, qoftë ne, është bërë qokë. Bujqësia është në krizë dhe kjo krizë reflekton si janë sjellë ata që kanë patur pushtetin. Më vjen keq sepse ne të gjithë ushqehemi dhe kjo të bëjë drejtpërdrejt me ushqimin.”- tha Braçe