Një marshim i grave dhe vajzave u zhvillua sot në kryeqytet me rastin e 8 Marsit, ku vihet re edhe pjesëmarrje e burrave.

Fillimisht marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut,  për të tu ndalur më pas përpara Kryeministrisë. Pankartat që mbanin në duar të pranishmit e kishin theksin në krimet e kryera ndaj grave, ku cilësohet se krimet ndaj grave në shumicën e tyre nuk janë krime pasioni siç cilësohen, por raste femicidi.

Nuk është krim pasioni, është Femicid”,Mos ma prek lirinë”, “Kjo jetë është e jona, nuk e falim, nuk lejojmë të na ndalin”, thuhet në pankarta.

Në vendin tonë vijon të jetë i lartë numri i grave të vrara nga bashkëshortët, partnerët apo edhe pridnërit e tyre. Gjithashtu, dhuna në familje, ku kryesisht viktimë janë gratë, mbetet problematike.