Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jalë, ku gjatë bashkëbisedimit me të reja e të rinj në RinCamp 2026, foli edhe për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Rama tha se “Shqipëria ka gjithë interesin që marrëdhëniet mes dy vendeve të jenë harmonike”, teksa shtoi se janë bërë përparime të mëdha.

“Nuk mjafton sot të ndërtosh qendra shëndetësore që nuk ekzistonin në fakt, ishin gërmadha. Spitali Nënë Tereza ishte gjithçka, nuk e kuptoje a ishte pazar i rrobave të vjetra, merkato ilegale fruta-perimesh, një parkim i madh ilegal në mes të lagjes, pastaj kur hyje më thellë në spital nuk merrje vesh kush ishte mjeku, pacienti ose familjari, ecje në korridor e dikush kalonte në korridor me biçikletë. Sot të gjitha këto janë ndryshe, por nuk mjafton, është kaq e thjeshtë. Këtë gjë unë dhe ne duhet ta kemi të qartë, që nuk mjafton, duhet më shumë. Është kaluar nga një fazë kur mbillje pemë.

Ky është rezultat i suksesit të sotëm që është i pamjaftueshëm por jo për ta mbyllur. Shqiptarët duhet që të bëjnë shumë kujdes, flas këtu për rajonin, duhet të bëjnë kujdes që mos ta bëjnë si lopa që t’i bien me shqelm qumështit që është mbledhur me shumë sakrifica, ku jemi popullsi shtet-formuese. Pa popullsi shqiptare nuk ka Maqedoni të Veriut, kjo është një arsye për të kuptuar jo kapacitetin destruktiv, por nevojën për të pasur një bashkëjetesë harmonike me maqedonasit e Veriut. Nuk jemi në që duhet të kapim daullet e nacionalizmave, dhe që duhet t’i biem dam dam-eve të ‘kush jam unë e kush je ti’. Ne duhet të jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë dhënë një kontribut. Do të vazhdojë të jemi përpara që të jemi si qengji i urtë që pi dy nëna”, tha Rama.

Top Channel