Një i burgosur i cili ka përfituar lirimin nga burgu i Fierit, ka deklaruar se në Shqipëri nuk jetohet pa shkelur ligjin. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se mund të kthehet sërish në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ish-i burgosuri tha se ka vuajtur tre vite burg dhe përfitoi dy muaj falje.

“Vuajta 3 vjet, për shkelje të ligjit. Përfitova 2 muaj. Sot do të iki në Tepelenë. Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin. Nuk di me çfarë do ta mbaj familjen. Bën vaki të kthehem prapë, ku ta dish”-, përfundoi ai.