Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha u shpreh se në protestat e këtyre ditëve nuk ka asnjë element të “Antifa-s”, ashtu siç thotë kryeministri Edi Rama.

“Ky sillet si një padrino. Ky bën çdo gjë për të krijuar një mburojë dhe për ta paraqitur protestën si një Antifa, po s’ka asnjë element, zero. A i dëgjoni studentët, fëmijë emigrantësh të rritur pa njërin prind, të bërë burra, vajza të mëdha e të rritura pa njërin prind në shtëpi. Sepse ua ka përzënë ky me politikën e tij”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë gjatë deklaratës së tij para mediave, Sali Berisha u shpreh se departamenti i arsimit ne PD po bashkëpunon me pedagogët, të cilët janë ngritur në protestë.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Ramën e ka kapur frika se po i vjen dita e llogarisë.

“Frikë e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikë, arsye dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë psikologjinë e tij, genet e tij prej gjelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshme ndaj protestuesve.

“Edi Rama nga paniku i tmerrshëm që e ka ngërthyer, frika e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikën, arsyen dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë arketipin e tij psikologjik, genet e paraardhësve të tij prej xhelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshmet ndaj protestuesve.

Në mëngjes i fton për dialog. Pasi ia përmbysin karriget, del tani me fjalim tjetër me bankierët dhe mendon se fuqia monetare e bankave do mund ta kthejë kundër protestës.

Bankat janë biznese, të cilat nuk funksionojnë sipas parimeve të një narkodiktatori, por funksionojnë sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sektorit bankar financiar.

Sot ai kërcënoi protestuesit për blacklistime, për linçime, për heqje pasaportash udhëtimi, për bllokimi të transportit publik. I nxjerr të gjitha nga arkiva e etërve të tij. Kërcënon se do u bëjë ngarkim zhdëmtimin.

Shikoni të dashur qytetarë se çfarë hipokrizie, çfarë pretendon ky? Ky njeri flet për dëme në një kohë kur ka ndërtuar me paratë e baballarëve të atyre që protestojnë sarajet me themele më të gjata se vila e Enverit, se diktatori ideologjik që kishim. Ka rrethuar sarajet e tij me një park që nuk e ka as pallati mbretëror”, tha Berisha.