Dorina Mema është përfshirë në një debat të ashpër me aktivistin Altin Hazizaj, në studion e “Shqipëria Live”.

Teksa po diskutonin në lidhje me fushatën e nisur në SHBA, por dhe përtej, se ekzistojnë më shumë se dy gjini, Mema dhe Hazizaj janë përplasur për shkak të ideve të ndryshme.

Debati:

Dorina Mema: Ti ke shkuar në shkollat e fëmijëve me komunitetin LGBT. Të kemi me video. Çfarë do ti pranë shkollave?

Altin Hazizaj: Nxirri videot?

Dorina Mema: Do i nxjerr unë videot, pa merak. Ke futur edhe filmin ku puthen dy djem.

Altin Hazizaj: Je duke shpifur! Më vjen mirë që thua ke dhe video, nxirri të gjitha, nxirri që tani…Kjo është shpifja që ti bën në çdo program ku shkon. Vetëm shpif nga mëngjesi në darkë. Të të vijë turp që thua jam aktiviste dhe shkel të drejtat e atyre njerëzve që janë në vështirësi

Dorina Mema: Trump do bëjë mirë të merret me njerëzit si ty, mos merret fare me gei dhe trans, por me njerëzit si ty.

Altin Hazziaj: Se zonja tmerron dhe familjet që kanë fëmijët trans pastaj. Indentiteti formohet mes moshës 4 dhe 6 vjeç.

Dorian Mema: Po ku ekzistojnë fëmijët trans more? Ku i krijuat këta fëmijë trans? Keni nevojë për një psikolog. Nëse ekzistojnë fëmijët trans atëherë do legalizohet pedofilia. Pedofilia nuk dihet të lejohet nga ne.