Teksa protesta për tokat vijon, disa banorë të Rrjollit janë shoqëruar edhe sot nga policia. Një prej tyre ka publikuar një video nga fugoni i policisë, ku shprehen se nuk do të dorëzohen në betejën e tyre dhe se pronën nuk do e dorëzojnë.
“Deri në vdekje!”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër shton: “Veç liri do ketë, nuk ka këlysh k*rve që e zë tokën tonë”.
“Do t’i mbrojmë deri në vdekje! Nuk i ka gzu kush tokat tona”, thotë një tjetër prej banorëve nga fugoni i policisë.
Projekti “Blue Borgo”, që tashmë ka filluar punimet, konsiston në një resort turistik me 33 struktura akomodimi me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Ky resort është planifikuar të ndërtohet brenda një harku kohor prej 60 muajsh nga kompania Gener2, me statusin e investitorit strategjik, në zonën Baks-Rrjoll, e cila dikur ishte pjesa zonave peizazheve të mbrojtura.


