Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj pas përplasjes me policinë, është shprehur i vendosur se nuk do të heqin dorë nga protesta.

Lapaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve për t’ju Bashkuar protestës dhe theksoi se është i vendosur se nuk do të heqin dorë nga protesta. Ndër të tjera, Lapaj tha se Edi Rama e humbi durimin me gjyqtarët, ndërsa policia me protestuesit para kryeministrisë.

“Urojmë që qytetarët të bashkohen masivisht. Ata që më ndjekin e dinë që sa herë i kam hyrë një proteste ka zgjatur. Nuk ka kthim pas, do të rrimë këtu. Kjo e dëmton autokracinë e Ramës që është kthyer në të pangopur. Sot jemi pak, por po u bëmë 10 mijë a do vijnë të marrin çadrat prapë… Të dashur ndjekës na dërgoni batanije, kemi nevojë, çfarë të keni na i dërgoni të kalojmë natën. Ftohtë është por nuk ka kthim pas. Shefi i tyre Rama e humbi durimin me gjyqtarët, punonjësit e policisë e humbën durimin me ne”, tha Lapaj.