Zbardhen të tjera detaje nga  mbledhja e grupit të deputetëve, ku prej disa orësh po debatohet mbi situatën në PD dhe shumë prej demokratëve po i kërkojnë Bashës që të japë dorëheqjen.

Të tjera detaje janë zbardhur nga fjala e kreut të PD, në mbledhjen e grupit parlamentar. Mësohet se Basha është shprehur se është i gatshëm të mbledhë edhe Kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe keshillin kombëtar, por më parë theksoi ai duhet të kemi një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha strukturat e PD, por edhe palët e tjera.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, jo të kënaqim egot personale të disa idivideve. Zgjidhjet që nuk bashkojnë partinë nuk jane zgjidhje. Ju e dini që kolegji i kryetarëve, është kundër dorëheqjes. Pa pasur zgjidhje për situatën.  Çfarë prisni që të përplas me njeri tjetrin ju me ata. Ne duhet te dalin me propozime konkrete. Si do t’i bashkojme demokratët, jo si do t’i sherbejme interesave personale të individëve. Ne duhet të kemi një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha strukturat e PD. Por edhe nga palët e tjera. Une do të mbledh edhe Kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe keshillin kombetar. Por me parë hajde të gjejme një zgjidhje ne. Duhet të mendojmë edhe për ata mijëra demokrat që na kane mbeshtetur. Zgjidhje të papranueshme edhe nga ata e mban sërisht të ndarë partinë.” u shpreh Basha.

Ai gjithashtu i ka kërkuar deptuetëve që të mos flasin emocionalisht dhe se jo ccdo akt mund të presim që të ndërmarrin ata.

“Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse s’e keni kuptuar që unë jan në dispozicion për çdo zgjidhje. Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara. Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë më rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje.” u shpreh Basha.

Qëndrimi i Bashës nuk i ka plëqyer deputetëvë që kërkojë nga Basha që të bëjë hapa pas, duke u larguar. Edhe deputeti Helidon Bushati i ka kërkuar Bashës që të japë dorëheqjen si jnë zgjidhje në PD.

“Kryetar, eshte fatkeqësi qe sot nuk jemi ne shesh se bashku me protestuesit, por këtu duke u marrë me procedura partie.Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi ketu duke qarë hallin e karrigeve tona. Eshtë rasti i parë në historinë tonë që një kryetari partie i kërkohet dorëheqja nga grupi i i vet parlamentar.  Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën Partinë Demokratike të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajen me karrigen. Një drejtues qe ka humbur beteja dhe gara mund të fitojë betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit te tij nëpërmjet doreheqjes. Doreheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes se problemit. Sot jemi ketu për për të dëgjuar një dhë vetëm një gjë:DOREHEQJE. Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Eshtë koha të mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur seicili prej nesh bën hapa pas sakrifikon dhe mendon për ata demokrat ata shqiptarë që presin prej nesh. Sot PD, ka nevoje per nje Kuvend Bashkimi.”, tha Bushati.

Ndërsa deputeti Flamur Hoxha ka mbajtur një qëndrim më të moderuar, duke u shprehur se  “nuk mund të braktisim demokratët dhe forumet! Të diskutojmë dhe të propozojmë zgjidhje”.

Flamur Hoxha: Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha! Ishte kjo ajë që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht skam fituar asgjë nga pd. Jam këtu që të bëjmë PD forcë qeverisëse. Unë jam i pritur të bëj deklaratë kur të kemi gjetur zgjidhjen. Propozimi politik është përgjegjësi.

Gjithkush pre nesh reflekton e thotë me vete: E ndjej veten të fajshëm për këtë situatë? Dhe sheh rezultatin. Tek vetja këtë kam parë të jem që rritem me miq e shokë. Duke marrë rezultate. Askush nga ne mos të ndikohemi. Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund ti braktisim ata.

Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje. Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri tu thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelur PD.

Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bërë protagonizëm me fraza që i pëlqejnë kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë.