Gjatë një bashkëbisedimi në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka pasur të ftuar kandidatë të Partisë Socialiste, mes të cilëve edhe Zegjine Çaushi, kandidate në Roskovec. Gjatë intervistës, Rama dhe Çaushi shkëmbyen batuta lidhur me kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin.
Kryeministri Rama ka theksuar se puna me Majlinda Bufin nuk është e thjeshtë, duke e përmendur atë si një sfidë, por gjithashtu një mundësi. Ai ka komentuar: “Të mbetet mes nesh, nuk është e thjeshtë të punosh me Majlinda Bufin”, duke iu referuar karakterit të saj të fortë.
Nga ana e saj, Zegjine Çaushi ka theksuar se për të, fakti që është në listën e hapur nuk do të thotë vetëm një numër, por ajo do të jetë një potencial për të sjellë mandatin e 11-të për Partinë Socialiste.
Rama gjithashtu ka bërë një batutë tjetër, duke thënë se ky është efekti i Majlinda Bufit, por edhe një sfidë për të, duke shtuar se “Majlinda nuk i ka qejf këto hijet”. Kjo e bën të qartë se marrëdhënia mes kandidatëve dhe kryetarit të bashkisë është një përpjekje për të menaxhuar dinamika të ndryshme brenda Partisë Socialiste.