VLORË- Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë ku po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste në zonën e plazhit të Zvërnecit.
Mbledhja po mbahet në një lokal të hapur në zonën e plazhit dhe sipas Top Channel kreu i qeverisë po flet me tone të larta.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama mblodhi kryetarët e bashkive për tu dhënë porositë mbi zgjedhjet e ardhshme edhe pse jemi disa muaj para tyre.
Partitë politike kanë ndezur tashmë motorët për zgjedhjet parlamentare të 2021. Së fundmi, palët janë përfshirë në konflikt, pas vendimit të Kuvendit për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.