Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhiun.

Laert Haxhiu kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, por togat e zeza të Apelit lanë në fuqi dënimin e tij me burgim përjetë.

Laert Haxhiu u dënua si autor i masakrës së Lushnjës ku humbën jetën dy të rinjtë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si edhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Shënjestra e atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare. I riu nga Lushnja, u kap në Janinë me leje qendrimi greke të falsifikuar dhe në dokumente prezantohej me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Laert Haxhiu pretendoi se në Shqipëri i rrezikohet jeta, por Gjykata greke vendosi ekstradimin e tij drejt vendit tonë.