Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi në emisionin “Shqipëria Live” lëvizjet paraelektorale në PS për zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar me banorët e zonës në qarkun e Fierit.

“Braçe nuk ka lënë gjë, në harkun e vetëm një jave nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale, nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale jo se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit”, tha Braçe.