Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht në lidhje me ambicien për kandidimin e tij të mundshëm për Bashkinë e Tiranë, duke dhënë disa sqarime përmes një postimi në rrjetet sociale.

Braçe thekson se nuk ka pasur asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje dhe se kandidimi i tij nuk është nxitur nga kreu i qeverisë.

“NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM” dhe “NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ”, shprehet ai, duke shtuar se qëndrimi i tij bazohet në parime dhe në nevojën për një proces demokratik brenda partisë.