Atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshmë në Dukagjin ka lënë pas një viktimë dhe 1 të plagosur rëndë, teksa të dy ishin babë e bir.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim disa persona lidhur me këtë ngjarje.
Në kuadër të kërsaj një nga personat e shpallur në kërkim është vetëdorëzuar. Bëhet me dije se në komisariatin e policisë është vetëdorëzuar Edmond Nika.
Nika ka deklaruar në polici se; “nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”.
Mbrëmë u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë.