Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, paraqiti sot argumentet e tij në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

Veliaj theksoi se nuk ka humbur zotësinë juridike për të ushtruar detyrën dhe se nuk ka vendim të formës së prerë që ta pengojë në këtë drejtim. Ai shtoi se nuk ka kandiduar për deputet, nuk ka dhënë dorëheqje dhe ndodhet përkohësisht në Durrës për shkak të masës së paraburgimit, por kjo nuk e ndalon të vazhdojë ushtrimin e detyrës.

Erion Veliaj: Shkarkimi. Kur nënkryetari i bashkisë vdes. Nuk kam vdekur, besoj është provë prezença ime këtu. Kur humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim të formës së prerë. Nuk ka vendim të formës së prerë. Kur kandidon për deputet. Nuk isha nga ata kreytarë bashkie që kandiduan për deputetë.

Nuk është banor i përhershëm i bashkisë. Jam vetëm përkohësisht në Durrës, se kjo masë është e përkohshme. Jep dorëheqjen. Nuk më është kërkuar dhe nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk pranon të bëjë betimin. Pikërisht se kam bërë betimin, jam këtu.