Dy makina u dogjën gjatë natës në Elbasan për shkak të fishekzjarrëve, ndërsa disa dhjetëra incidente të tjera me zjarre u shënuan për shkak të materialeve piroteknike.

Një pemë u përfshi nga flakët në qendër të qytetit, disa kontenierë mbetjesh gjithashtu morën flakë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga “çmenduria” pirroteknike e ndërrimit të viteve. Shërbimet e zjarrfikëses ishin të pizicionuar në gatishmëri në disa zona më të populluara të qytetit duke bërë që ndërhyrja të ishte e menjëhershme.

Në Librazhd, për shkak të mbingarkesës, u përfshi nga flakët një kabinë elektrike e cila furnizonte qytetin me energji. Për pasojë për disa minuta Librazhdi qëndroi në terr. Në urgjencën e Elbasanit janë paraqitur disa raste me intoksikim nga alkooli, por fatmirësisht, jo raste të rënda.

Po ashtu në kirurgji ka pasur paraqitje me dëmtime të lehta nga fishekzjarrët. Në mëngjes një aksident në aksin rrugor Peqin Rrogozhinë rezultoi me plagosjen e 3 personave. Sipas policisë përplasja ka qenë e fortë dhe gjendja e të plagosurve paraqitet e rëndë.